Google ADS

Tony Blair: Pres me padurim që Kosova ta zë vendin në familjen e kombeve

10:49 | 10 Qershor 2024
A Z

Tony Blair, ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, një nga aleatët kyç për çlirimin e Kosovës, në konferencën e përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se mezi pret ditën kur Kosova do të bëhet pjesë e OKB-së.

“Këtu po ndodhin gjëra shumë pozitive që janë mësim për tërë botën dhe jo vetëm për popullin e Kosovës. Pres me padurim kohën kur Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, zë vendin e duhur në familjen e kombeve dhe si shembull për tërë botën”, ka deklaruar Blair.

Ai ka përmendur mirënjohjen që gëzon për njerëzit të cilët kishin guxim në kohën e luftës. Blair tha se vazhdon të besojë që ka bërë gjënë e duhur për intervenimin dhe përkrahjen ndaj Kosovës, që çoi në çlirimin e vendit.

“Atëherë kam qenë i bindur se ishte gjëja e duhur për ta bërë, dhe vazhdoj ta kem këtë bindje. Gjithashtu tani jam i bindur se duhet të rrimë krahë njerëzve të Kosovës në mënyrë që e ardhmja e Kosovës të jetë plotësisht në linjë me meritat e njerëzve të saj”, ka thënë ai./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme