Thaçi diskuton me Lajçakun për dialogun: Njohja reciproke është e vetmja mënyrë që sjell paqe në rajon

14:11 | 2 Tetor 2020
V. S.

Presidenti Hashim Thaçi ka folur sot me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas takimit, Thaçi ka shkruar në Twitter se Kosova është e përkushtuar për njohje të ndërsjellë me Serbinë, si e vetmja mënyrë për të siguruar paqe të qëndrueshme në rajon.

“Diskutim i mirë rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe rrugën e Kosovës drejt BE’së me Miroslav Lajçakun. Përsëris se Kosova është e përkushtuar për një dialog për njohje të ndërsjellë, si mënyra e vetme për të siguruar paqe të qëndrueshme në rajon dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në BE”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme