Vazhdojnë sulmet ruse në Ukrainë, me shpërthime të shumta që janë dëgjuar në Kiev dhe Lviv në orët e para të mëngjesit. Sipas informacioneve të dëritanishme, ende nuk ka të raportuar për viktima, sipas The Guardian.
Ndërkohë janë raportuar sulme edhe në Luhansk. Sipas guvernatorit të Luhanskut , Serhiy Gaidai të paktën një person është vrarë dhe 3 kanë mbetur të plagosur.
“Largohuni, sa më shpejt të jetë mundur nëse keni mundësi”, tha Gaidai, duke shtuar se autobusët ishin gati për të gjithë ata që dëshirojnë të evakuohen nga rajoni.
Ai tha gjithashtu se një tubacion gazi ishte dëmtuar në Lysychansk dhe Sievierodonetsk. Në një sulm gjatë natës në një fshat të vogël pranë Poltava, të paktën një person është vrarë person dhe një tjetër mbeti i plagosur, sipas guvernatorit të rajonit Dmytro Lunin. /abcnews.al/
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...