Google ADS

Të premten ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat do të jetë senzibiluzuese kundër dhunës në baza gjinore

15:21 | 18 Prill 2024
K.B

Drejtoresha e Arsimit në Kryeqytetin Prishtina, Jehona Lushtaku-Sadriu njofton se ka marr vendim që të premten në të gjitha shkollat ora e parë e mësimit do të jetë sensibilizuese kundër dhunës në baza gjinore.

Kështu thuhet në një njoftim nga Komuna e Prishtinës.

“Të premten, me datë 19.04.2024, ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e ciklit të mesëm të ultë dhe të mesëm të lartë të Kryeqytetit të jetë orë sensibilizuese kundër dhunës në baza gjinore”, thuhet në njoftimin për media./Arbresh.info/

Të ngjashme