Marrëveshja për kalime të përbashkëta kufitare ka qenë kryefjala për kryeministrin Albin Kurti gjatë takimit ndërqeveritar mes kabinetit në Kosovë e asaj në Maqedoni të Veriut.
“Një nga rezultatet kryesore të takimit të sotshëm do të jetë nënshkrimi i protokollit teknik që del nga marrëveshja për kalime të përbashkëta kufitare. Duke filluar nga janari i vitit 2025, në dy pikat kufitare Hani i Elezit – Bllacë dhe Jazhincë – Glloboçicë, do të zbatohet modeli ‘hyrje – hyrje’, ku zyrtarët tanë policor do të punojnë së bashku në një ndërtesë. Ky bashkëpunim do të reduktojë kohën e pritjes në kufi dhe do të lehtësojë lirinë e lirë të qytetarëve”, ka thënë Kurti.
Ai ka përmendur edhe investimet që priten të bëhen në infrastrukturën kufitare, përkatësisht përfundimin e ndërtimit të dhjetë kilometrave të mbetura të autostradës nga Bllaca në Shkup. Gjithashtu ka shtuar ndërtimin e tunelit që lidh Prizrenin me Tetovën.
Ai ka thënë se ky takim vjen edhe në nder të 15-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Ai ka shtuar se deri më tani janë nënshkruar mbi 50 marrëveshje dhe memorandume, duke theksuar zbatimin e plotë dhe të përpiktë të tyre.
Kurti ka potencuar rëndësinë e fqinjësisë së mirë dhe zbatimit të plotë në praktikë të çdo marrëveshje që nënshkruhet.
“Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kanë mos marrëveshje. Kemi komunikim të hapur dhe bashkëpunim të gjerë. Jemi fqinj, miq dhe partnerë të lidhur jo veç prej tregtisë, por edhe përmes lidhjeve mes familjeve e bizneseve tona që po forcohen përherë e më shumë”, ka thënë ai.
Kurti ka përmendur rritjen e eksportit nga Kosova në Maqedoni të Veriut, ku sipas tij, nga 44 milionë në vitin 2019 është rritur në 121 milionë euro për vitin 2023. Nga janari deri në nëntor të këtij viti, Kurti ka thënë se janë regjistruar 5 milionë kalime kufitare në të dy kahjet, nga 3.5 milionë në vitin 2019./rtk
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...