Ka filluar takimi i kryeministrit të vendit, Albin Kurti me kryetarët e komunave të Kosovës dhe ministrat në linjë.
Para fillimit të takimit, Kurti ka kërkuar të mbahet një minutë heshtje në nderim të heroit Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht me 24 shtatorë në Banjskë të Zveçanit, shkruan Arbresh.info.
Kurti gjithashtu i ka falënderuar kryetarët e komunave për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar ndaj Policisë së Kosovës në këto ditët e fundit.
“Unë së bashku me ministrat dhe zëvendësministrat e pranishëm jemi të gatshëm që të ju dëgjojmë e të ju ofrojmë zgjidhje, në mënyrë që në takimin e radhës këto sfida të kthehen në suksese. Gjithashtu ju falënderoi për solidaritetin dhe mbështetjen e treguar me Policinë e Kosovës në këto ditë të vështira të përpalljes me kriminelët e terroristët”, tha Kurti.
Ky takim, është organizuar nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal./Arbresh.info
Prishtina nënshkruan marrëveshjen për gjobat dixhitale të tr...
Kurti: Viti 2025 do të jetë viti i gruas në Kosovë
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërg...
Kryeministri Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan R...
Gjendja skandaloze e rrugës së Matiçanit, banorët kërkojnë z...
Boeing dhuron 1 milion dollarë për inaugurimin e Trump