Tahiri e ashpër ndaj Vuçiqit

10:55 | 19 Mars 2021
V. S.

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri ka reaguar ashpër pas provokimeve të Aleksander Vuçiqit, i cili postoi një hartë të Kosovës me flamurin serb në të.

Tahiri ka treguar se Vuçiq edhe më herët gjatë procesit të dialogut kishte provokuar në këtë formë.

“Aleksander Vuçiq vjen me provokime të reja kundër Kosovës, duke treguar bindjen e tij hegjemonike. Njëherë në Bruksel ai kishte provokuar në mënyrë të njëjtë. I isha përgjigjur duke i thënë, “duket se të mungojnë bombardimet e NATO-s”. I them sërish njëjtë”, ka shkruar Tahiri në twitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme