Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me kërkesën për numërimin e 20 mijë e 550 pakove me fletëvotime të arritura me postë nga votuesit jashtë Kosovës.
“REFUZOHET si e pabazuar ankesa e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, A.nr.761/2021, të datës 06.03.2021”, thuhet në aktgjykimin e Supremes.
A K T GJ Y K I M
REFUZOHET si e pabazuar ankesa e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, A.nr.761/2021, të datës 06.03.2021.
A r s y e t i m
Me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) A.nr.761/2021, të datës 06.03.2021, HUDHET e pa-safatshme ankesa A nr. 761/2019,e datës 05.03.2021, e paraqitur nga 2 subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, me të cilën ka kërkuar që të urdhërohet Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, me seli në Prishtinë, që të bëjë verifikimin dhe numërimin e 20550, pakove me fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë Kosovës.
Kundër vendimit të lartpërmendur, subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, brenda afatit ligjor ka paraqitur ankesë me të cilën e konteston ligjshmërinë e vendimit të PZAP duke theksuar ndër të tjera se; nga raporti i SKQZ nga QNR të dt. 01 mars 2021, i miratuar me datë 04 mars 2021, nuk janë numëruar 22591 pako të fletëvotimeve të cilat kanë arritur në KQZ deri me 12 shkurt, duke vepruar në kundërshtim me nenin 86 dhe 87, të planit operacional, tutje e përshkruan në mënyrë kronologjike rrjedhën e aplikimit për votuesit jashtë vendit dhe thekson, rrjedhimisht KQZ ka dështuar të përmbush detyrimet ligjore të përcaktuara në planin operacional vetanak duke ua mohuar aplikuesëve për votim jashtë vendit të drejtën e shfrytëzimit të mjeteve juridike duke i shkelur pikat 86 dhe 87 të planit operacional vetanak. Pasi e përshkruan raportin përfundimtar të KQZ, të dt. 01 mars 2021 me pretendimet ankimore e konteston mënyrën e vendosjes si dhe arsyetimin e vendimit ankimor të PZAP duke theksuar ndër të tjera se, vendimi i ankimuar, është i pa kuptueshëm dhe jo i bazuar në fakte dhe ligj me hedhjen poshtë të ankesës së LVV si të pas afatshme sepse ankesa e LVV e paraqitur në PZAP është e afatshme, e paraqitur me datë 05 mars 2021, nga pretendimet e cekura dhe të tjerat si në ankesë, propozon ,të miratohet si e bazuar ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje, të ndryshohet vendimi i PZAP A nr. 761/2021 i dt. 06.03.2021,të detyrohet KQZ që të pranoj për verifikim dhe numërim 20550 fletëvotimet e kategorizuara si të refuzuara të votuesve jashtë vendit nga persona që kanë aplikuar me sukses gjatë periudhës së aplikimit për votim jashtë vendit të dorëzuara dhe të pranuara me postë, brenda afatit ligjor deri me 12 shkurt 2021 nga KQZ.
PZAP, më përgjigje në ankesën e paraqitur ka propozuar që të refuzohet si e pabazuar ankesa e paraqitur nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje dhe të vërtetohet vendimi i PZAP, A nr.761/2021,i datës 06.03.2021.
Gjykata Supreme e Kosovës, vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, të përgjigjes në ankesë, dhe pas shqyrtimit edhe të shkresave tjera të lëndës, gjeti se:
Ankesa e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), A nr.761/2021, të datës 06.03.2021, është e pa bazuar.
Nga shkresat e lëndës konstatohet se më raportin përfundimtar të KQZ-së, të datës 01 mars 2021, periudha e votimit jashtë Kosovë, për mes postës e cila ka përfunduar me datë 12 shkurt 2021, përfshinë të dhënat e nxjerra nga rezultatet e vlerësimit të pakove me fletëvotime duke filluar prej 15 shkurt 2021, ku gjatë verifikimit të vlefshmërisë së tyre i kanë refuzuar 22592 pako me fletëvotime sipas arsyeve të paraqitura në tabelën nga D1 deri në D8 të raportit faqe 3.Më datë 05 mars 2021, PZAP ka pranuar ankesën e subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, me të cilën ka kërkuar që pasi që me datë 04 mars 2021, janë shpallur rezultatet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që KQZ të detyrohet ti të rikthejë të gjitha 22591, pakot me fletëvotime nga jashtë të refuzuara dhe të njëjtat të verifikohen sipas ligjit dhe rregullave zgjedhore të KQZ për tu mënjanuar të gjitha shkeljet dhe mangësitë e paraqitura nga shërbimi votues i KQZ. Tutje e përshkruan raportin e dt. 01. 03. 2021, të KQZ dhe në fund kërkon nga PZAP që të urdhërohet KQZ të verifikoj dhe numëroj 20550, fletëvotime të kategorizuara si të refuzuara nga votuesit jashtë vendit nga persona që kanë aplikuar me sukses gjatë periudhës së aplikimit për votim jashtë vendit.
PZAP pas shqyrtimit të apelit të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, ka vendosur si në dispozitivin e aktvendimit të kundërshtuar, A.nr.761/2021, i datë 06.03.2021.
Për mënyrën e vendosjes si në vendimin e kundërshtuar, PZAP ka arsyetuar se:
Paneli, vlerëson se në këtë fazë të procesit zgjedhor kur është dorëzuar ankesa në PZAP, me pretendime nga ankuesi, që të urdhërohet KQZ-ja, që të bëjë verifikimin dhe numërimin e 20550 pakove me fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë Kosovës, nuk mund të procedohet si ankesë e afatshme, sepse në kuptim të nenit 105 paragrafi 1, i LZP-së, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 03/L-256, përcaktohet se: “Ankesat lidhur me administrimin e numërimit në QNR dorëzohen me shkrim pranë PZAP-it brenda njëzetekatër (24) orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, nga kjo rezulton se në këtë fazë të procesit zgjedhor që ndodhemi, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, me datë 04.03.2021, mund të parashtrohen ankesa në PZAP, vetëm për rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja. Me asnjë dispozitë ligjore të LZP-së, e me asnjë Rregull Zgjedhore nuk parashihet mundësia që të konsiderohet e lejueshme një ankesë, që ka të bëjë me pakot e fletëvotimeve nga votuesit jashtë Kosove, të cilat pako të supozuara me fletëvotime, janë verifikuar dhe refuzuar nga KQZ-ja, para rezultatit përfundimtar.
Paneli po ashtu vlerëson që edhe nëse i referohemi nenit 106 paragrafi 1, të LZP-së, i ndryshuar dhe Plotësuar me Ligjin Nr. 03/L-256, në të cilin përcaktohet se: “KQZ-ja certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, pas përfundimit të gjitha procedurave në vendvotime dhe qendrat e numërimit si dhe kur të gjitha ankesat që u përkasin votimit dhe numërimit të vendosura nga PZAPi dhe çdo apel ndaj vendimeve të PZAP-it lidhur me to të jetë vendosur nga Gjykata Supreme e Kosovës”, nga kjo del se mund të paraqitet ankesa në PZAP vetëm ndaj vendimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve që i publikon KQZ-ja, pas përfundimit të gjitha procedurave. Por nuk mund të jetë një ankesë e lejueshme në këtë fazë të procesit zgjedhor për një çështje që nuk ka ekzistuar apo për fletëvotime që nuk janë përfshirë me rastin e shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve nga KQZ-ja.
Vetë fakti se këto pako me fletëvotime nuk janë përfshirë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të shpallur nga KQZ-ja me datë 04.03.2021 dhe se ankesa në anën tjetër parashtrohet për vendimin e KQZ-ës me të cilin është vendosur që pakot e tilla të mos pranohen për numërim dhe rezultat përfundimtar, rrjedh se ankesa është pas afatit, pasi që pas publikimit te rezultateve mundë të goditet vetëm vendimi për rezultatet përfundimtare dhe jo procesi i administrimit zgjedhor në QNR.
Gjykata Supreme e Kosovës, duke u nisur nga një gjendje e tillë e çështjes e pranon si të drejtë dhe të ligjshëm qëndrimin e dhënë lidhur me mënyrën e vendosjes si në vendimin e PZAP-së, A.nr.761/2021, të datës 06. 03. 2021. Ligji nr. 03/l-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës me dispozitat e nenit 105 par 1, i ndryshuar me Ligjin nr. 03/L-256 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073, për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, përcakton se: “ Ankesat lidhur me administrimin e numërimit në QNR, dorëzohen me shkrim pranë PZAP-it, brenda njëzetekatër (24) orëve nga momenti i ndodhjes së shkeljes së supozuar “.
Kolegji i Gjykatës Supreme vlerëson se nuk mund të pranohet ankesa si e afatshme për mos përfshirjen në numërim dhe verifikim të pakove të votimit të arritura me postë, deri me datë 12 shkurt 2021, sepse ato kanë filluar të vlerësohen dhe verifikohen me qëllim të aprovimit apo refuzimit, prej datës 15 shkurt 2021,( shih raportin faqe 2), dhe ndonëse nuk ka datë se kur ka përfunduar verifikimi i tyre, bazuar në faktin se raporti përfundimtar është përpiluar më datë 01 mars 2021, verifikimi dhe vlerësimi i tyre është bërë para kësaj date. Që do të thotë se afati për të 5 ushtruar ankesë ka qenë 24 orë, dhe ka filluar të ecë për secilën pako veç e veç, nga momenti i vlerësimit të secilës pako, pra nga momenti kur pako është vlerësuar si e pa vlefshme, dhe ka përfunduar me kalimin e afatit prej 24 orë, dhe nëse e marrim si datë të përfundimit të vlerësimit të këtyre pakove me votat të ardhura me postë nga jashtë vendit, datën 01 mars 2021, datën e përpilimit të raportit, mund të konsiderojmë se ankesa është e pas afatshme në raport me secilën pako të vlerësuar si të pa vlefshme, pasi ankesa është ushtruar me datë 05.03.2021.
Vlerësimi i pakove fletëvotimeve kontestuese është bërë në Qendrën për Numërimin e Votave, dhe kanë mundur të kontestohen nga momenti kur janë refuzuar si jo të rregullta, gjatë procesit të verifikimit të rregullsisë së fletëvotimeve të votueseve jashtë Kosovës dhe për secilën në afat prej 24 orë, prej momentit të refuzimit si jo e rregullt, në bazë të provave konkrete në disponim, të apelohen në PZAP, konform me dispozitat e nenit 105 par.1, të Ligji nr. 03/l-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar me Ligjin nr. 03/L-256, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073, për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, ndërsa çdo ankimim pas këtij afati, ankesën e bënë të pasafatshme.
Pretendimi ankimor se bazuar në raportin e SKQZ nga QNR të dt. 01 mars 2021, i miratuar me datë 04 mars 2021, nuk janë numëruar 22591 pako të fletëvotimeve të cilat kanë arritur në KQZ deri me 12 shkurt, është plotësisht i pa bazuar, për faktin se me këtë raport nuk krijohet baza e atakimit për rregullsinë e shpalljes së pa vlefshme të fletëvotimeve, pasi me këtë raport nuk është vendosur lidhur me këto pako të fletëvotimeve, por vetëm janë konstatuar se si është administruar procesi dhe vlerësimi i këtyre pakove të ardhura me postë nga jashtë vendit, duke dhënë sqarime se në këtë periudhë kohore prej datës 15 shkurt 2021, 22591 pako me fletëvotime, janë refuzuar sipas kodit të refuzimit, si në tabelën prej D1 deri D8, (faqe 3), të raportit përfundimtar të dt. 01 mars 2021, të KQZ.
Shpallja e rezultateve përfundimtare të numërimit të votave të rregullta dhe të vlefshme, me datë 04 mars 2021, nga KQZ, nuk krijon asnjë të drejtë ankimimi në raport me votat e shpallura të pavlefshme, sepse në këtë fazë mund të kontestohet rezultati zgjedhor e jo rregullsia e pakove të fletëvotimit të cilat janë refuzuar si të pa rregullta në faza të më hershme gjatë verifikimit të pakove me fletëvotime të arritura me postë nga jashtë me qëllim të aprovimit ose të refuzimit të tyre.
Prandaj nga theksimet si më lartë rezulton se nuk mund të kontestohet vlefshmëria e pakove të fletëvotimeve nga jashtë, sepse si të tilla këto pako janë vlerësuar si të pa rregullta sipas ligjit dhe 6 rregullave zgjedhore, para shpalljes së rezultatit përfundimtar. Me asnjë dispozitë ligjore apo rregull zgjedhore, nuk parashihet mundësia që të konsiderohet e lejueshme një ankesë që ka të bëjë me pakot e fletëvotimeve nga votuesit jashtë Kosovës, dhe të vlerësohet rregullsia e tyre edhe një herë, dhe të numërohen nga KQZ, të cilat janë vlerësuar para se të shpallen rezultatet përfundimtare si jo të rregullta, sipas tabelës nga D1 deri në D8, ( faqe tre ) të raportit përfundimtar.
Për arsyet e paraqitura më lart, e në pajtim me nenin 46 të Ligjit për Konflikte Administrative dhe neni 118 pika 4, të Ligjit mbi Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, u vendos si në dispozitiv të këtij aktgjykimi./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...