Sulmi në Banjskë, edhe dy muaj paraburgim ndaj tre serbëve të dyshuar

11:30 | 25 Prill 2024
R J

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin tre të dyshuarve, Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq për sulmin terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe ishte plagosur një tjetër.

Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

Ajo bëri të ditur se të dyshuarve paraburgimi u është vazhduar deri në qershor.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M,  Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 22.04.2024 ka marr vendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje dy muaj”,  tha Gashi./Arbresh.info/

Të ngjashme