Spitali i Pejës ka publikuar raportin ditor.
Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 124 pacientë me koronavirus.
Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:
9 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19.
124 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19.
Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 Pacientë janë në Respirator, 99 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 30 të infektuar me Covid-19 dhe atë 10 Mjek, 13 Infermier dhe 7 punëtor të Shërbimit Administrativ dhe Teknik.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 193 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, të gjitha normale. Kanë lindur 2 foshnje, 2 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
276 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,734 analiza.
179 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë 24 orëve të fundit dhe atë: 124 Rëntgen, 36 EHO dhe 19 CT-ja./ARBRESH.INFO/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...