Zgjedhjet e përsëritura parlamentare në vendvotimin nr. 6 në Tërnoc të Madh të Komunës së Bujanocit do të mbahen sot , ka vendosur Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi (KRZ).
Vendimi për përcaktimin e numrit të fletëvotimeve për rivotim në zgjedhjet për deputetë ka përcaktuar shtypjen e 1089 fletëvotimeve.
Në këtë qendër votimi, votimi është anuluar me vendim të Gjykatës Administrative, nga 21 prilli, pas ankesës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës të Shaip Kamberit.
Pas zgjedhjeve të 3 prillit dhe përsëritjes së votimit në 54 qendra votimi më 16 prill, Koalicioni kishte 9693 vota.
Në qendrën e votimit ku përsëritet votimi, fillimisht kanë marrë 226 vota, me një pjesëmarrje prej 23 për qind.
Për të marrë një ulëse në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberit i duhën edhe rreth 650 vota./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...