Kancelari gjerman, Olaf Scholz e ka përmendur situatën e sigurisë në Kosovë, duke thënë se prezenca e KFOR-it është tejet e nevojshme për të mbrojtur nga tensionet.
Scholz është shprehur se NATO-s, si garantues i sigurisë në Kosovë, i qëndron e bashkuar edhe Gjermania përmes misionit të saj ushtarak.
”NATO është garantues i sigurisë në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë përmes KFOR-it. Gjermania është duke marrë pjesë në këtë mision përmes forcave ushtarake. Tensionet e fundit na dëshmojnë sesa e rëndësishme është prezenca e tyre aty. Dhe KFOR-i duhet të jetë në pozicion për të reaguar në të gjitha zhvillimet”, ka deklaruar Scholz gjatë pritjes që i bëri sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili gjendet për vizitë në Berlin./rtk
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League