Shpend Ahmeti lut qytetarët të mos shkojnë në Gërmi: Policia ka vërejtur një ari

14:04 | 5 Shtator 2021
V. S.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me anë të një postimi ka kërkuar nga qytetarët që të mos e frekuentojnë parkun nacional të Gërmisë pasi që është parë një ari.

Tutje, Ahmeti bën me dije se ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjve” dhe se besohet të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut.

Postimi i plotë:

Apel për qytetarët!

Të nderuar qytetarë, ju bëjmë thirrje që t’i shmangeni frekuentimit të Parkut të Gërmisë, pasi para pak minutash kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari.

Ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjëve”, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut.

Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme