Nisma Socialdemokrate e Kosovës, ka kërkuar sqarime nga Qeveria Kurti, se pse nuk po bënë asgjë për të mbrojtur ish-krerët e UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë.
Sekretari i kësaj partie, Bilall Sherifi në një konferencë për medie ka thënë se Kurti kishte deklaruar se Kosova duhet t’i mbrojë luftëtarët e UÇK-së.
“10 ditë pas arrestimit të Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje asokohe në opozitë kishte deklaruar që Kosova duhet t’i mbroj bashkëluftëtaret e UCK-së. Tash ne si NISMA shtrojmë pyetje pse Albin Kurti heshti kur u dashtë më vendos për mbrojtje në liri dhe tu siguroj atyre të mbrohen në liri”, tha ai, raporton arbresh.info.
Ai po ashtu tha se Kurti si opozitar deklaronte se mbrojtja e ushtarëve të UÇK-së është detyrë nga Qeveria, duke shtruar pyetje nëse kjo është punë edhe e kësaj qeverie.
“Albin Kurti në atë kohë deklaroj se kjo çështje është punë Qeverie dhe ne duam të dimë nëse mbrojtja e përfaqësuesve të UÇK-së është edhe tash punë Qeverie, apo kjo s’vlen për Qeverinë e tij. Në cilësinë e udhëheqësit të opozitës, Albin Kurti deklaroj se për fat të keq Kosova s’ka një Qeveri për ta mbrojt UÇK-në. Ne shtrojmë përsëri nëse është fat i tillë që në këto kohë të vështira Vetëvendosja ka në dorë të gjithë dikasteret dhe s’varet tash nga Lista Serbe”, tha Sherifi./ arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...