Google ADS

Shemsedin Dreshajt të AAK-së i lejohet të kandidojë në zgjedhjet e 14 shkurtit

15:31 | 29 Janar 2021
V. S.

Gjykata Supreme ka vendosur që kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërisë së Kosovës (AAK) të përfshihet në listën e kandidatëve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas njoftimit për media thuhet se lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë, ka urdhëruar KQZ-në që kandidatin për deputet Shemsedin Dreshaj, të përfshihet në listën e kandidatëve për deputetë.

“Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është pranuar pjesërisht e themeltë nga kolegji i Gjykatës Supreme. Është ndryshuar pjesërisht vendimi i PZAP-së, Anr.15/2021, dhe vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Nr.240-2021, lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë, duke urdhëruar KQZ-në që kandidatin për deputet Shemsedin Dreshaj, ta përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme