Serbët hedhin ngjyrë e vezë në drejtim të makinës së ministrit Aliu

14:04 | 13 Qershor 2023
L G

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, në orët e hershme të mëngjesit ka hyrë në ndërtesën e Komunës së Leposaviqit, ndërsa duke u larguar pas gjysmë ore, serbët e grumbulluar kanë hedhur ngjyrë të kuqe dhe vezë në drejtim të makinës së ministrit, i cili më pas është përcjellë në drejtim të stacionit të policisë.

Sipas mediave serbe, Aliu ka shfrytëzuar momentin kur një numër i vogël njerëzish janë mbledhur para komunës dhe ka hyrë për ta vizituar kryetarin e sapoemëruar Lulzim Hetemi, i cili prej 16 ditësh nuk ka dalë nga ndërtesa e komunës./rtk

Të ngjashme