Google ADS

Rritja e çmimeve| Ndikimi në shëndetin mendor të qytetarëve

08:14 | 18 Qershor 2022
E.H

Ngritja e çmimeve të produkteve të ndryshme dhe derivative, mund te jetë një faktor mjaft shqetësues për shëndetin mendor të qytetarëve, ka thënë për arbresh.info psikologu Fikri Hajdari.

E, sipas tij kjo ndodh sepse nga një rutinë e zakonshme e shpenzimeve tashmë me shpejtësi të madhe dhe me një tranzicion të shpejt kalohet në një rutinë tjetër, por me kosto më të lartë.

“Kjo sepse nga një rutine të zakonshme pavarësisht sfiduese e shpenzimeve tashmë me shpejtësi të madhe dhe me një tranzicion të shpejt kalohet në një rutin tjetër por që ka kosto më të lartë.

Kjo pasataj në aspektin psikologjik mund të shkaktojë stres inteziv, ngris anksiozitetin dhe shqetësime të ndryshme emocionale”, ka deklaruar ai.

Ai shton se këto ngarkesa dhe strese të reja që shkaktojnë nervozizëm ndikojnë edhe në marrëdhëniet që kanë individët me të tjerët.

“Këto ngarkesa dhe strese të reja që shkaktojnë nervozizëm ndikojnë edhe në marrëdhëniet që kanë individët me të tjerët, janë më impulsive, të frustruar, mund të jenë më agresiv ndaj anëtarëve të familjes dhe shoqërisë ose partnerit (p.sh rritja e rasteve të dhunës në familje)”, ka deklaruar Hajdari.

E sipas sociologes Dhurata Prokshi, rritja e çmimeve ka rëndu jetën e të gjithë shtresave të qytetarëve dhe ky është një problem serioz për shkak se nga ngritja e çmimeve po ka edhe ngritje të dhunës dhe të shkallës së kriminalitetit.

“Një gjendje e tillë paraqet problem serioz, ka pasoja zingjirore ku kem ngritje të paknaqësive, rritje të tendencës që të braktiset vendi të migrohet, ndërsa në shoqëri shohim që kemi ngritje të dhunës, shkallës së kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative”, ka thënë ajo.

Edhe sipas, psikologut Hajdari këto strese mund të shkaktojnë më tepër ngarkesa dhe panik te qytetarët dhe tek disa persona mund të përcillet me ndjesi të anksozitetit.

“Streset e tilla mund të shkaktojnë më tepër ngarkesa dhe panik te qytetarët dhe tek disa persona mund të përcillet me ndjesi të anksozitetit, frikës sikur s’mund t’ia dal me shpenzimet mujore, ndjesi të pakëndshme dhe mungesë koncentrimi, shtrëngime në gjoks, ngarkesë emocionale, frustrim etj”, është shprehur psikologu.

Ai thotë se kjo ngarkesë dhe ky stres për rritjen e çmimeve mund të menaxhohet në disa mënyra, duke i zëvendësuar produktet që janë të njëjtat me ato që na duhen por me çmim më të lirë, duke përdorur biçikleta apo trotinete në vend të veturave, por edhe duke blerë një arkë kursimesh.

“Në fakt nëse bëjmë një sistemim dhe organizimi të rutines tonë do kemi më pak ngarkes dhe stres në përballimin e ngritjes së çmimeve. Andja keni parasysh që gjithmonë të kërkoni produkte që kanë të njëjtin funksion ose vlerë por me çmim më të lirë.

Ecni me tepër, shfrytëzoni, bicikleta, trotinet ose autobus lokal në vend të veturës suaj. Bleni një arkë kursimesh, më besoni do ndjeheni mirë të kurseni dhe ato kursime do ju duhen shumë një ditë”, ka deklaruar Hajdari.
Rikujtojmë se, ngritja e çmimeve të energjisë elektrike, naftës, vajit, sheqerti, miellit, por edhe shumë produkteve të tjera ushqimore në Kosovë vazhdon të jetë problem për qytetarët./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme