Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se një 30 vjeçare kishte aspiruar aksidentalisht një trup të huaj (gjilpërë).
Sipas njoftimit, ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë, ishte mobilizuar dhe përmes aparaturës së bronkoskopisë është arritur të largohet gjilpëra, që kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje, përcjell Arbresh.info.
“Nje 30 vjeçare ka rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, pasi që aksidentalisht kishte aspiruar një trup të huaj (gjilpërë). Gjilpëra ka depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke e rrezikuar shëndetin e saj, e duke shkaktuar shumë vështirësi për frymëmarrje. Me të parë gjendjen e pacientes, ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë, ishte mobilizuar, dhe përmes aparaturës së bronkoskopisë, arrihet të largohet gjilpëra, që kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje. Ekipi i mjekëve nga Klinika e Pulmologjisë, apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...