Ragmi Mustafi publikon pamje të xhandarmërisë serbe në Luginë të Preshevës

15:28 | 22 Mars 2024
A Z

Ragmi Mustafi, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka publikuar pamje të xhandarmërisë serbe në Luginë të Preshevës.

Mustafi  ka thënë se aktualisht në Serbi janë 48 baza ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën.

Postimi i plotë:

Skenat si kjo tashmë janë shpeshtuar në Luginën e Preshevës.
48 baza ushtarake dhe të “Xhandarmërisë” “forward operating” përgjatë kufirit.
E postova, jo për të përhapur frikë ose zemërim, por për të hedhur dritë mbi realitetin me të cilin po përballen shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë./Arbresh.info/

.

Të ngjashme