Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se dokumenti që ka qarkulluar mbrëmë në disa media, për sa i përket draft-statutit të Asociacionit, nuk përkon me propozimin evropiano-amerikan që i është dorëzuar kryeministrit Albin Kurti më 21 tetor.
“Dokumenti që është publikuar dhe që ka qarkulluar mbrëmë në disa portale dhe televizione si “draft-statut i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe” absolutisht nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan që i është dorëzuar kryeministrit Kurti në takimin e 21 tetorit si plan për ecjen përpara.”, tha ai, shkruan Arbresh.info.
Ndryshe, mbrëmë është publikuar një dokument sipas të cilit, draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i propozuar nga Bashkimi Evropian më 21 tetor, “siguron një vetëqeverisje kornizë me autonomi substanciale për komunitetin e serbëve të Kosovës”./Arbresh.info/
Diaspora voton nga sot/ Haradinaj ka një mesazh për të
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telef...
SPAK kërkon konfiskim të pasurive të trafikuesve të drogës n...
Rohde shijon diellin në Prizren
Punonjës të strukturave paralele punojnë edhe nga shtëpia ed...
Presidenti Joe Biden bëhet stërgjysh