Shqyrtuar Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Kosovën për vitin 2021, ka be që fillimi i seancës plenare të ketë kritika nga opozita karshi Qeverisë.
Me ketë rast kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Armend Muja, tha se buxheti për vitin 2021 është parashikuar të jetë 2.4 miliardë euro.
“Ne do të mbështesim rishikimin për buxhetin ku shpenzimet ishin parashikuar 2.4 miliardë euro. Arsyeja e dytë është rishikimi i të hyrave të jenë 1.8 miliardë euro. 563 milionë euro borxhi publik të zvogëlohet në 474 milionë euro. Shkalla e borxhit publik ishte 28.6%. Ky projektligj parasheh 34 milionë euro për MSh, 60 milionë euro për transfere, 12 milionë euro për bujqësi. Ne mendojmë që balancimi i buxhetit të jetë i nevojshëm”, tha Muja.
Por se Projektligj nuk është paraparë rritje të pensioneve dhe pagave duke shtuar se rritja ekonomike 3.4% nuk është e mjaftueshme, ka thënë Bedri Hamza nga Partia demokratike e Kosovës.
“Premtimet që janë të shkruara në program të qeverisë nuk janë në buxhet. Nuk do të ketë rritje të pagave, pensioneve, fillim të implementimit të fondeve që janë mbi dhjetëra prej tyre. Ai tha se pësojnë bizneset. Përkundër rritjes së numrave defici buxhetor ngelet në nivele të larta dhe zbret në 4.6%. Rritja e borxhit publik 2 miliardë euro dhe rritja ekonomike 3.4 për qind nuk do të jetë e mjaftueshme. Organizata buxhetore dhe komuna kanë kërkesa dhe kanë të hyra vetanake të pamjaftueshme. Nga po vjen rritja ekonomike sepse nuk mund të vazhdojë për një periudhë sepse nuk mund të huazosh më. Duhet me qenë ma të kujdesshëm por kam pritur do të ketë një përmirësim”, tha Hamza./arbresh.info/
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...