Prokurori i Shtetit ka mirëpritur Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare ‘’Transparency International’’, ku theksohet se Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, duke u vlerësuar me 39 pikë, tri më shumë sesa në vitin 2020.
“Prokurori i Shtetit vlerëson se kjo është një e arritur e të gjitha institucioneve ligj zbatuese në Kosovë, si dhe i gëzohet faktit që Kosova ka shënuar një progres të tillë, duke u ngritur për 17 vende, që pa dyshim është meritë e sistemit të drejtësisë në përgjithësi si dhe e sistemit prokurorial në veçanti”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim theksohet se Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar për të punuar që Kosova të përparojë edhe më tutje në fushën e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe të gjitha dukurive tjera negative./arbresh.info/
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor