Presidenca e Kosovës reagon ndaj Shërbimit Sekret Serb

16:40 | 22 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Pas marrjes në pyetje të drejtorit të Klan Kosovës, Adriatik Kelmendit, nga Shërbimi Sekret Serb për qëndrimin e tij në Beograd në cilësinë e avokuesit publik të pajtimit rajonal, ka reaguar Zyra e Presidencës.

Përmes Twitterit, shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se ky veprim i BIA-s, është një shembull se si presidenti serb Aleksandar Vuçiq minon lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës.

“Ngacmimi i Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë së Serbisë ndaj gazetarit të Kosovës Adriatik Kelmendi është një shembull se si regjimi i Vuçiqit minon lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës. Natyrisht, diskriminimi dhe masat arbitrare janë fytyra e vërtetë e një fasade të quajtur “Ballkani i Hapur””, ka thënë Vela.

Lidhur më këtë, më herët reagoi erdhe rrjeti i pajtimit KOMRA.

Në reagimin e nënshkruar nga aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, i ka bërë thirrje Shërbimit sekret serb (BIA) në Serbi që t’i ndërpresë punët dhe veprat, të cilat e sipas këtij rrjeti rrezikojnë lirinë e shprehjes politike, lirinë e qarkullimit dhe aktivizmin në fushën e ballafaqimit rajonal me të kaluarën dhe me pajtimin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme