Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për plagosjen e trefishtë në Pejë

07:16 | 23 Maj 2024
R J

Policia e Kosovës në Pejë ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është Agron (Mentor) Gashi i lindur me 19.11.2002 nё Pejë.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale, “ Vrasje e rёndё nё tentativё” e cila ka ndodhur me datё 22.05.2024 rreth orёs 21:25, nё rrugën Bekim Berisha, nё Pejё, i dyshuari ёshtё recidivist i veprave penale.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./Arbresh.info/

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë

 

 

 

 

May be an image of 1 person and text

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme