Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në fshatin Gadish të Gjilanit nën dyshimin se të njëjtit kishin sulmuar fizikisht një roje pylli e më pas njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë gjuetie në drejtim të viktimës.
Sipas policisë, viktima është plagosur në këmbë, shkruan Arbresh.info.
Polciia gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarve ka gjetur nëj armë gjuetie.
“VRASJE NË TENTATIVË Gadish, Gjilan 24.12.2023-12:40 Janë arrestuar gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovar (njëri nga ta i mitur) pasi të njëjtit fillimisht kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (roje pylli) e më pas njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë gjuetie në drejtim të viktimës. Si pasojë viktima është plagosur në këmbë. Në vendin e ngjarjes, gjatë kontrollit të veturës së personave të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie.”, thuhet në raportin e policisë.
Policia bën të ditur se viktima është dërguar në tretman mjekësorë dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë.
“Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt.”, njofton policia./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...