Google ADS

Pesë persona të lënduar në një aksident në Prishtinë

22:21 | 22 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore nga një aksident që ka ndodhur në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës në këtë aksident që ka ndodhur rreth orës 22:00, janë përfshirë tri vetura.

“Sot rreth orës 22:00, në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të tri automjeteve.

Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka njoftuar zëdhënësja Flora Ahmeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme