Google ADS

Përurohet autostrada mbresëlënëse “Arbën Xhafer”

14:58 | 29 Maj 2019
V. S.
Nuk është autostrada e ndonjë vendi ndërkombëtar.
Kjo pamje e cila të krijon përshtypjen e një vendi të zhvilluar është autostrada më e madhja në rajon e që do t’i përcjell të gjithë qytetarët të cilët do të marrin rrugën nga Kosova për në Maqedoninë Veriore, shkruan arbresh.info.
Një autostradë mbresëlënëse, bjeshkët përreth saj dhe urat më të larta në rajon, janë vetëm disa nga bukuritë që qytetarët mund të shohin duke mos harruar as bukuritë që i ka Gryka e Kaçanikut dhe lumi Lepenc deri në Han të Elezit.
Autostrada “Arbën Xhaferi” i ka kushtuar buxhetit të Kosovës mbi 706  milionë euro.
Ura mbi Lepenc në Grykë të Kaçanikut është rreth 7 kilometra dhe konsiderohet si ura më e gjatë në rajonin e Ballkanit.
Edhe zyrtarisht sot është bërë përurimi i kësaj autostrade.
E qytetarët do të mund ta shfrytëzojnë sot nga ora 17:00, kur edhe hapet për qarkullim/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme