Mungesa e regjistrave kadastral të cilët akoma nuk i ka kthyer Serbia, mbeten problem për qytetarët të cilët nuk kanë dëshmi për pronat e tyre.
Kjo pasi që ligjin i ri për konfiskimin e pasurisë, mund tu konfiskojë ato prona të cilat kanë bërë ndryshime të titullarëve.
Një gjë të tillë e ka pohuar për arbresh.info, ish-koordinatori politik i delegacionit të Kosovës për çështjen e kadastrit në dialogun Kosovë-Serbi, Gazmir Raci.
“Marrëveshja e Brukselit e ka adresu kthimin e dosjeve kadastrale që i ka marr Serbia, gjatë luftës 1999, por që në këtë rast mundet me ekzistu një farë lloj lidhje, pasi që dosjet kadastrale kanë pas me u kthye, dhe më pas me u krahasua dhe me u verifiku prej Agjensionit për Krahasim dhe Verifikim të Pronës dhe në ato raste ku ka mujt me pas probleme në dokumentacion, siç mund të jetë edhe ndryshimi i titullarëve, atëherë Gjykata Supreme me ligjin e këtij agjensioni është institucioni i fundit për vendimmarrje”, thotë Raci.
Raci shton se një problem i tillë nuk është adresuar, por pa kthimin e dosjeve kadastrale nga Serbia një gjë e tillë është e pamundur.
“Në momentin kur të hynë me verifiku pasurinë mundet me ju kriju probleme ajo, por që ky problem nuk është adresuar. Të gjitha pronat ndryshimet e titullarëve jashtë ligjore natyrisht që ligji duhet me vepru edhe me u zbatu edhe me u kthy titullarët te pronarët e vërtet në bazë të dokumentacionit që ata ofertojnë dhe dëshmojnë që prona është e tyre. Ky pra është problem deri sa nuk kthehen ato dosje kadastrale këta nuk munden me e dëshmu apo me mohu”, tha Raci.
Sipas Racit, Serbia një bllokadë të tillë e bëri për pazare të veta.
“Serbia e pati blloku marrëveshjen e nuk ka pranu me i kthy ato dosje kadastrale sepse Serbia kërkonte që edhe ata me qenë pjesë e Agjensionit të Kosovës për Krahasim dhe Verifikim të pronës, gjë që është e ndaluar me Kushtetutë të Kosovës, arsyeja e vetme e kësaj kërkese ka qenë qëllimi i pronave të Kishave Ortodokse, siç është edhe rasti i Manastirit të Deçanit”, përfundoi Raci.
Florent Spahija nga Instituti Demokratik i Kosovës nuk beson se ligji ri do të shkoj deri në pikën sa të kontestoj prona e zyrtareve shtetëror të trashëguar para luftës.
“Çështja e pronave dhe pronësisë konsideroj që është e rregulluar me ligje të tjera dhe afati i ligjit për konfiskim nuk konsideroj që do të shkoj në atë nivel sa të kontestohet prona e zyrtareve shtetërorë e fituar apo trashëguar para luftës. Grupi punues i ligjit besoj që do ta vendos një afat optimal retroaktiv”, vlerëson Spahija.
Spahija, tha se Ministria e Drejtësisë duhet të flas me gjithë akterët që ky ligj të jetë i implementueshem.
“Koncept dokumenti i miratuar është një dokument nga i cili do të derivoj ligji. Për shkrimin e këtij ligji konsideroj që Ministria e Drejtësisë si iniciues, duhet të thërret Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial, Oden e Avokateve, Shoqërinë Civile dhe ekspertet e tjerë të fushës, që në fund ligji të jete sa me i implementueshëm. Se çfarë do të përmbajë ligji dhe a do t’i cenoj të drejtat mund të flasim vetëm pasi që ta kemi ligjin e miratuar nga Kuvendi dhe të jete në fuqi”, deklaroi Spahija.
Arbresh.info ka tentuar të kontaktoj edhe me Agjencinë Kadastrale të Kosovës, por që nuk kanë kthyer asnjë përgjigjeje në lidhje me këtë çështje.
Koncept-dokumenti për çështjen e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme, është dokumenti i parë që ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e gjashtë.
Janë të identifikuar tre mekanizma kryesorë që përdoren për realizimin e këtij qëllimi:
Megjithëse është dëshmuar se mekanizmi më i pranueshëm është përmes procedurës penale, ka edhe raste kur një proces i tillë mund të mos jetë i disponueshëm për prokurorinë shtetërore. Kjo nga shkaku se prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme që do të lidhnin pasurinë e personit të dënuar me veprën penale.
Ky Koncept-dokument analizon situatën në Kosovë dhe rekomandon zgjidhje për zbatim të suksesshëm të legjislacionit dhe luftimit efikas të krimit dhe korrupsionit në vendin tonë. Kjo do të arrihet përmes ligjit të ri, i cili mundëson realizimin e konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme edhe në mungesë të një aktgjykimi dënues. Kjo zgjidhje realizon konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme në procedurë civile dhe në mungesë të aktgjykimit dënues dhe të nxisë demotivimin e kriminalitetit në vendin tonë.
Ministria e Drejtësisë do të fillojë hartimin e projektligjit të bazuar në analizën e zhvilluar në këtë dokument./S.D/arbresh.info/
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...
Kosova e mbyll me fitore ndaj Lituanisë kampanjën në Ligën e...
Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të l...
Haradinaj për asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes do...