Osmani: Zëdhënësi BE-së ka deklarata raciste, Serbia nuk ka çka pyetet për hapjen e urës së Ibrit

12:02 | 15 Gusht 2024
A Z

Presidentja Vjosa Osmani ka pohuar se zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, po jep deklarata raciste karshi Kosovës edhe në çështjen e hapjes së urës së Ibrit.

Në një konferencë për media, ajo ka theksuar se hapja e urës për qarkullim nuk duhet të jetë pjesë e bisedimeve në takimet e procesit të dialogut, njofton Klankosova.

“Sa i përket Bashkimit Evropian deklaratat e zëdhënësit të këtij institucioni janë mbi të gjitha raciste kështu që as nuk besoj që meritojnë më shumë vëmendje nga ana ime. Unë jam deklaurar në raport të atyre deklaratave të tyre raciste nuk ka as një arsye dhe kundërshtoj në çdo mënyrë diskutimin e çështjes së hapjes së urës së Ibrit në Bruksel”.

“Nuk kemi çka e pyesim Serbinë, njësoj sikurse ky zëdhënësi më duket është nga Sllovakia nuk e pyet asnjë nga shtetet fqinje kur e kalon urën e vet. Pra, nuk ka çka pyetet Serbia për një urë brenda territorit të Kosovës, dialog për këtë temë nuk do të duhej të pranonte askush, do të duhej të ishte kundër kushtetuese dhe kundër sovranitetit”, ka pohuar Osmani.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme