Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në solemne e Kuvendit të Kosovës, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se sa herë vjen marsi kujtimet tona natyrshëm rikthejnë periudhën më të lavdishme të historisë së popullit tonë që lidhjet me përpjekjet tona për liri dhe shtet.
“Marsi është muaji i skalitur në analet e lutës ë kombit t tonë për liri, një muaj kur shpirti i pa epur i Adem Jasharit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, hov luftës kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit.”, tha presidentja.
Tutje ajo u shpreh se shprehja “Sërish vjen marsi”, tani është një moto e kujtesës dhe nderimit të luftës sonë për liri dhe pavarësi
“Prandaj sërish vjen marsi nuk është vetëm më një refren këngë, është moto e kujtesës dhe nderimit të luftës sonë për liri dhe pavarësi, e cila padyshim identifikohet me kryepersonazhin e luftës sonë, komandantin legjendar Adem Jasharin, familjen e tij dhe gjithë Ushtrinë çlirimtare të Kosovës”, tha Osmani./Arbresh.info/
LDK: Qëndrojmë të bashkuar me popullin turk
Trepça pëson humbje në grupet e FIBA Europe Cup
Haradinaj mesazh komunitetit shqiptar në Amerikë: Kosova ka ...
Abdixhiku nga Rahoveci: Momenti për ndryshim është afër
Në 13 vite emigruan 550 mijë të rinj italianë, gjysma e të c...
Fero tregon si e zgjodhi rastin me vajzën e tij