Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e ri të Zvicrës, Thomas Kolly
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovës, z. Thomas Kolly.
Ajo i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Kolly dhe ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimi me shtetin zviceran.
Zonja Osmani ka folur për rolin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe mbështetjen e shtetin zviceran ndaj Kosovës përgjatë gjithë procesit të përpjekjeve për pavarësinë e vendit.
Kryetarja e Kuvendit ka kërkuar nga ambasadori Kolly që shteti i tij të vazhdojë me përkrahje të Kosovës edhe më tej, posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit.
Gjithashtu, u diskutua edhe për bashkëpunimin në sfera të tjera, teksa kryetarja Osmani u fokusua në bashkëpunimin në sferën e diplomacisë parlamentare ndërmjet të dy vendeve.
Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të posaçëm për procesin e dialogut me Serbinë./arbresh.info/
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj