Puna në barnatoren “Rexall” po ecën mjaft mirë, kërkesat për barna në këtë barnatore janë të vazhdueshme.
Përveç barnave esenciale, gama e produkteve që ofron kjo barnatore është shumë e gjerë.
Kështu thotë për Arbresh.info Arbnor Alidema, farmacisti përgjegjës në këtë barnatore, i cili thotë se është rritur edhe vetëdija e qytetarëve.
Alidema ka folur edhe për orarin e kujdestarisë për barnatoret e qytetit duke thënë se rregullorja e re është më e mirë sepse për të vjetrën ka pasur ankesa.
“Orari në fillim ka qenë shumë i keq për shkak se ka pasur, u dashtë me u mbyll në 9 barnatoret, kërkesa e qytetarëve kanë qenë të ndryshme. Ka pasur pakënaqësi shumë të mëdha të qytetarëve po edhe prej anës tonë ka pasur pakënaqësi pa marrë parasysh se ka qenë rregullore e komunës ne e kemi kundërshtuar vazhdimisht deri në momentin që është ndryshu tash që është bërë rregullorja e re, që barnatoret kanë më u mbyll në ora 23:00, gjatë festave jo me punu 10 por kanë me punu 30 edhe të dielave 30, tash ta shohim me këtë rregulloren e re. Deri tash sa ka qenë, ka qenë shumë e keqe. Ka pasur tepër ankesa të mëdha prej qytetarëve, kështu që edhe vetë zyrtarët e komunës e kanë pranuar që nuk ka qenë në rregull.” , ka thënë Alidema për Arbresh.info.
“Unë kam qenë në grup punues dhe mendoj që ka me qenë ma mirë por nuk e dimë hala. Për mendimin tim ka me qenë në rregull.”, u shpreh ai.
Sa i përket këtij orari, Alidema thotë që është problem për të gjetur farmacistë megjithatë ai thotë se është problem për ti gjetur.
“Punëtorë që punojnë natën, nuk ma merr mendja, është problem me gjet por vetë farmacistët duhet me punu, kështu që unë mendoj që ata që janë farmacista duhet me punu patjetër natën se tash kjo është një sakrificë që duhet ta bëjë secili. Deri tash ka punu një barnatore 24 orë, tash komuna me vendimin e ri duhet me punu 5 që me iu ofru qytetarëve nëpër Qendra të Mjekësisë Familjare.”
“Kjo është në rregull, gjithkund në botë është ky orar duhet me u respektu ama duhet me u pa që është moduli më i mirë, jo me shku me module ekstreme qysh ka qenë në ora 21:00, tash në ora 23:00 është krejt në rregull, ordinancat në 22:00, barnatoret 23:00, unë mendoj që është shumë në rregull.”
Alidema pohon se një vendim i tillë do të duhej të ishte edhe për komunat e tjera.
“Kjo duhet të jetë në nivel qendror, jo veç në nivel komunal. Se për shembull, mos puno Prishtina, punon Fushë Kosova, punon Graçanica nuk është në rregull. Kur bëhet në nivel nacional është shumë më mirë edhe qytetarët e komunave vetëdijesohen. Pse mos me ardh qytetari nga Obiliqi në Prishtinë se e din që është i njëjti orar.”, tha farmacisti përgjegjës në barnatoren Rexall.
Sa i përket Projektligjit për çmimet e barnave, Alidema për Arbresh.info thotë se ky ligj është më mirë për qytetarët por jo edhe për sektorin farmaceutik.
“Në krejt Evropën është ky ligj për çmime kështu që për qytetarët është më mirë por për sektorin farmaceutik është më keq.”, u shpreh ai.
Megjithatë ai nuk mendon se barnatoret do të pësojnë dëme nga ky ligj.
Sipas tij më shumë dëme pësojnë depot farmaceutike.
Në kohën kur gripi sezonal është shumë i përhapur, Alidema thotë se janari gjithmonë ka fluks më të madh.
“Është normale, janari është gjithmonë ka fluks më të madh, vijnë mërgimtarët, kanë pare njerëzit ma shumë, qarkullojnë njerëzit më shumë, kështu që janari është gjithmonë muaji më i mirë i gjithë vitit.”, shtoi ai.
Alidema në kohën e këtij gripi sezonal rekomandon kujdes ndaj kontakteve të panevojshme dhe vizita te mjeku në rast gripi./Arbresh.info/Erolinda Gashi/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç