Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James O’Brien ka hyrë tashmë në godinën qeveritare, për të nisur takim me kryeministrit Albin Kurti.
Bashkë me zyrtarin e lartë nga Shtetet e Bashkuara është edhe Abasadori Amerikan në Kosovë Jeff Hovenier.
Deri në këto momente nuk janë dhënë detaje nëse O’Brien e Kurti do të deklarohen për media pas takimit.
Ndërkohë, para pak minutash Ambasadori Amerikan, Hovenier ka shkruar se presin me padurim të zhvillojnë biseda për çështje kyçe dhe ta ritheksojnë përkushtimin e SHBA-së ndaj popullit të Kosovës.
“Kënaqësi për të mirëpritur Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien për vizitën e tij të parë në Kosovë në rolin e tij aktual. Presim me padurim që të zhvillojmë biseda me zyrtarët kosovarë për çështjet kyçe bilaterale dhe ta ritheksojmë përkushtimin e SHBA-së ndaj popullit të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e shpërndarë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...