Një vit më parë, paqeruajtësit e misionit të KFOR-it u sulmuan gjatë protestave të dhunshme në komunën e Zveçanit nga një grup protestuesish serbë.
Në njëvjetorin e këtij sulmi KFOR-i ka theksuar se 93 efektivë u lënduan në atë kohë, disa prej të cilëve me lëndime të rënda. KFOR ka theksuar se këto sulme sipas tyre ishin të paprovokuara dhe ishin krejtësisht të papranueshme.
Në njëvjetorin e sulmit ndaj KFOR-it në Zveçan, komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas ka thënë se guximi i ushtarëve ndihmoi në stabilizimin e situatës në atë zonë dhe parandalimin e një përshkallëzimi të mëtejshëm të dhunës.
“Sot, ne nderojmë shërbimet dhe sakrificat e bashkëluftëtarëve tanë, të cilët vunë jetën e tyre në rrezik për t’i kryer detyrat e tyre për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin. Guximi i tyre ndihmoi në stabilizimin e situatës në zonë dhe parandalimin e një përshkallëzimi të mëtejshëm të dhunës”, ka theksuar Ulutas.
KFOR ka thënë se faktet duhet të vërtetohen dhe autorët duhet të mbahen përgjegjës. Pas dhunës, NATO ka dislokuar rreth 1000 paqeruajtës shtesë në Kosovë. KFOR ka trefishuar numrin e patrullave, duke përfshirë edhe kontrollet përgjatë vijës kufitare.
“Ky ka qenë përforcimi më i madh i kontingjentit tonë në Kosovë në një dekadë dhe kjo tregon se NATO është e gatshme të ruajë paqen”, ka theksuar KFOR.
Komandanti Ulutas shprehet se do të jenë të palëkundur për të kontribuar në sigurinë e Kosovës dhe stabilitetit rajonal.
“Angazhimi ynë për të kontribuar për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal është i palëkundur. KFOR-i vazhdon të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt, në përputhje me mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, u shpreh Ulutas.
Kurti sot pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedo...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...