Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit L.K., në cilësi të personit zyrtar, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, në periudhën kohore nga data 14.12.2018 e deri më 12.02.2020, i pandehuri L.K., duke punuar si person zyrtar në Komunën e Prizrenit – drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, me dashje nuk i përmbush detyrat zyrtare e me qëllim që t’i mundësojë dobi pasurore personit tjetër në rastin konkret dy operatorëve ekonomik, në atë mënyrë që me rastin e hartimit të paramasave të pozicioneve – artikujve, ka ndërhyrë, dhe ka ndryshuar paramasat, të cilat ia ka dërguar zyrtari për energjetikë në Drejtorinë e Shërbimeve Publike – dëshmitari S.T., dhe më pas në cilësinë e menaxherit të kontratës ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe dy operatorëve ekonomik lidhur me zbatimin e tenderit ‘’Ndërtimi i mini parqeve, furnizimi dhe vendosja në hapësira publike të ulëseve, koshave të mbeturinave dhe ndriçim publik’’ në Komunën e Prizrenit, në vlerë prej 289.124.00 euro, ka lëshuar urdhëresa për realizimin e punimeve sipas pozicioneve ku çmimet kanë qenë më të larta, duke tejkaluar edhe porositë për këto pozicione mbi 30% të kontratës, ndërsa në anën tjetër për pozicionet më të ulëta nuk ka kërkuar që këto pozicione të realizohen dhe në këtë mënyrë gjatë realizimit të kontratës i shkakton dëm autoritetit kontraktues – Komunës së Prizrenit në vlerë prej 103,148.34 euro e të cilat fakte janë vërtetuar përmes ekspertizës së prokurimit pubik të datës 21.06.2021.
Me këto veprime, i pandehuri L.K., ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Juventusi dhe Interi garojnë për të siguruar nënshkrimin me ...
Kishin me vete mijëra para të padeklaruara, kapen në Morinë ...
KEK-u njofton për ndalesën dyditore të njësisë B1
Osmani vendos lule te shtatorja e Rugovës për 80-vjetorin e ...
Kurti mori pjesë në prezantimin e edicionit të pestë të Libr...
Sovraniteti në veri, Kurti: Janë zbuluar 12 depo armatimi, k...