Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Dibran Hoxha “Kobra” dhe katër personave të tjerë, lidhur me vrasjen e të riut nga Kukës që ndodhi në janar të vitit të kaluar.
Dibran Hoxha akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
R.S dhe B.M. akuzohen për veprën penale ‘’Manipulimi me prova’’.
Ndërkaq, të pandehurit R.S, J.B dhe A.V. akuzohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘’Pjesëmarrja në rrahje’’, njofton Prokuroria Speciale e Kosovës.
Po ashtu, të pandehurit R.S dhe J.B akuzohen se e kanë kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Kujtojmë se me 3 janar 2023, rreth orës 04:00 pas një përleshjeje të nisur në lokalin e natës “Kobra City”, nga të shtënat me armë zjarri një person mbeti i vrarë, kurse një tjetër ishte plagosur./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vrasja në Prizren, i vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi “Kobrës”
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...