Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Kosovës, kanë njoftuar se konferenca e parë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Pjetër Shalës do të mbahet të premten, më 23 prill në orën 11:00.
Pjetër Shala i njohur në luftë si komandant “Ujku”, në paraqitjen e tij të parë të hënën, para gjykatësit të procedurës paraprake, u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Ndryshe, Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestimit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Gjykata Speciale.
Ndaj tij, është konfirmuar një aktakuzë. Ai akuzohet për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Krimet për të cilat akuzohet ai pretendohet se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që thuhet se u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...