Të premten nis gjykimi ndaj Urim Hysenit, i cili akuzohet për vrasjen mizore të nënës së tij.
Lajmin për Arbresh.info e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.
Ajo po ashtu bëri të ditur se ende nuk dihet nëse seanca do jetë e hapur për media, pasi kjo do vendoset nga gjyqtarja e rastit gjatë seancës.
Seanca fillestare ndaj Hysenit pritet të nis nga ora 09:00.
“Ju njoftoj se gjyqtarja e çështjes do të vendos se a do të mbyllet tërësisht seanca për publikun, nesër gjatë seancës së shqyrtimit fillestar pas dëgjimit të ekspertit të psikiatrisë për gjendjen aktuale mendore të të pandehurit ndërsa incizimi i seancës nuk lejohet”, tha Zhuti.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë, më 9 tetor 2023, ka ngritur aktakuzë ndaj Urim Hysenit, i cili akuzohet se vrau në mënyrë mizore nënën e tij.
Hyseni më 14 prill 2023, në shtëpinë e tij në Pejë, ka privuar nga jeta në mënyrë mizore nënën e tij, viktimën H.H./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...