Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar programin qeverisës të Kurit për 4 vitet e ardhshme.
Besian Mustafa nga Departamenti i Ekonomisë̈ dhe Biznesit, i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë v plani i Qeverisë në aspektin ekonomik është i zbrazur.
Ai në një konferencë për medie të mërkurën tha se plani nuk tregon se do të jetë rritja ekonomike e as buxheti, raporton arbresh.info
“Në aspektin ekonomik ky planë është i zbrazur, plani i Qeverisë nuk tregon sa do të jetë rritja ekonomike, sa do të jetë buxheti pas 4, viteve, në këtë program nuk ka program rimëkëmbje, nuk ka masa e as buxhet.
Ky planë parasheh ligje dhe udhëzime, pa përmendur masa konkrete, nuk ka asnjë planë për buxhetin, shumë fjalë asnjë masë asnjë shifër, nuk parashihet asnjë projekt kapital për 4 vite nuk parashihet, pra shumë fjalë.
Ky program nuk ofron zgjidhje konkrete, nuk mund të plotësohen nevojat me energji elektrike”, tha Mustafa.
Ai po ashtu tha se në bazë të këtij programi qytetarët e Kosovës do të futen në borxh mesatarisht 423 milionë euro në vit.
Programi qeverisë nuk jep përgjigje sa do të kushtojnë një mori sociale te reja, por shihet qartë që të gjitha këto do te plotësohen duke i futur qytetarët në borxh. Pra qytetarët tanë do të futën në borxh mesatarisht nga 423 milionë euro në vit çdo vit. Rinin tonë qeveria ka vendosur ta zhysë në borxhe deri në pëlqeni”, tha ai./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...