Google ADS

Ministria e Mbrojtjes: Të pavërteta janë pretendimet se ka humbur ndonjëherë ndonjë dron

11:06 | 18 Tetor 2024
Q L

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, ka reaguar në lidhje me lajmin e humbjes së një droni, duke thënë se këto lajme janë të pavërteta.

Sipas njoftimit, të pavërteta janë lajmet dhe pretendimet se ka humbur ndonjëherë ndonjë dron, “Përkundrazi, flota e dronëve vëzhgues dhe sulmues është shtuar pas blerjes së parë dhe po vazhdon të shtohet”, shkruan Arbresh.info.

Tutje në njoftim thuhet edhe se: ”Ndjeshmëria e procesit të blerjeve dhe furnizimit, ligjërisht kufizon nivelin e informacionit që mund të ndajmë me publikun pa dhënë shumë detaje”.

Në fund, ministria tha se FSK është furnizuar dhe po furnizohet vazhdimisht sipas standardeve të NATO-s./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme