Google ADS

Ministri Maqedonci thirrje të rinjve që të aplikojnë në FSK: Gjithmonë besnikë, gjithmonë ushtarë

14:45 | 23 Shtator 2024
A Z

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni u ka bërë thirrje përsëri qytetarëve që të bëhen pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në llogarinë e tij në Facebook, Maqedonci ka publikuar një video të FSK-së, ndërsa ka shkruar “Gjithmonë besnik, gjithmonë ushtar!”.

Ndryshe, me 9 shtator 2024 është hapur afati për aplikim për rekrutimin e 300 ushtarëve të rinjë të FSK-së.

Afati do të qëndroj i hapur deri me 10 tetor 2024./Arbresh.info

Apliko për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, duke plotësuar formularin në këtë link: https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme