Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit,
Ministri Aliu ka shpërndarë një video të ministrisë që udhëheq me mesazhin “Ndal Shpejtësinë! Jo Jetën e të tjerëve, dhe tënden!”.
“Ju bëj thirrje që të drejtoni me kujdes makinat dhe të respektoni rregullat e komunikacionit!Si shoferë, ne mbajmë përgjegjësinë për jetën tonë dhe jetën e të tjerëve. Shpejtësia shkakton aksidente të rënda, prandaj duke drejtuar me kujdes dhe duke respektuar rregullat, rrugët tona bëhen më të sigurta për të gjithë”, ka shkruar ai në Facebook.
Antidroga në Prishtinë gjen një sasi të kokainës dhe një rev...
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media
Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arre...
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin