Google ADS

2 mijë e 547 ushtarë të FSK-së janë trajnuar jashtë vendit gjatë një viti

13:43 | 17 Nëntor 2022
A. B.

2 mijë e 547, është numri i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët janë trajnuar jashtë vendit.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.

Mehaj tha se avancimi profesional mbetet një nga synimet kryesore.

“Përmes bashkëpunimit me partnerët tanë strategjik në fushën e trajnimeve, po ngrisim në vazhdimësi kapacitetet profesionale dhe operacionale në funksion të misionit tonë kushtetues, gjithmonë në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së shtetit të Republikës së Kosovës, e përtej kësaj ky bashkëpunim në avancimin profesional të ushtarakëve kontribuon në përmbushjen e vizionit për anëtarësim në NATO”, tha Mehaj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme