Google ADS

Mësimi gjithëditor, Lushaku-Sadriu: Nuk zgjatet orari për mësimdhënësit

10:33 | 6 Janar 2025
E.G

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu ka sqaruar edhe njëherë se mësuesve nuk do t’ju zgjatet orari i punës nga zbatimi i projektit të mësimit gjithëditor.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se nuk zgjatet orari për mësimdhënësit, por vetëm rriten shkathtësitë te nxënësit, shkruan Arbresh.info.

Lushaku – Sadriu ka publikuar një video në të cilën paraqiten rezultatet e arritura nga mësimi gjithëditor në pesë shkollat e Prishtinës.

“Nuk zgjatet orari për mësimdhënësit. Rriten njohuritë e shkathtësitë te nxënësit! Në përmbyllje të gjysmëvjetorit të parë të mësimit gjithëditor në 5 shkolla të Prishtinës, reforma po tregon që rezultatet janë të prekshme me punën e njëjtë, por në një formë tjetër”, ka thënë Lushaku-Sadriu./Arbresh.info/

Të ngjashme