Mërgimtarët presin deri në tre orë tek Dheu i Bardhë

09:04 | 27 Korrik 2023
Diellza Gashi

Deri në tri orë janë duke pritur mërgimtarët për të hyrë në Kosovë, në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se pritjet janw deri në 20 minuta ka edhe në Muçibabë.

Ndërsa deri në 15 minuta po presin mërgimtarët për të hyrë përmes kufirit në Merdare.

Ndërkaq përveç tek Dheu i Bardhë ku pritjet janë 90 minuta për të dalë nga Kosova, në pikë-kalimet tjera kufitare nuk ka pritje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme