Google ADS

Me 5000 vende pune e pagë minimale 800 euro, kompania amerikane po kërkon të investojë në Kosovë

12:01 | 20 Shtator 2022
A Z

Kompania amerikane për eksplorim dhe miniera është duke kërkuar që të investojë në Kosovë.

Kryetari i Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik në Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se nëse do t’i mundësohej investimi kësaj kompanie në Kosovë, atëherë nuk do të ketë nevojë që qytetarët të dalin jashtë vendit, pasi parashihet që të hapen 4000 deri në 5000 vedne të lira pune me një pagë minimale 800 euro.

Sipas Azemit, edhe 15 mijë punëtorë të tjerë mund të kontribuojnë në ktë kompani me një pagë minimale 500 euro.

Kryetari i FSPTSPK-së tha se kërëkojnë që Qeveria e Kosovës t’i ofrojë mbështetje kësaj kompanie në mënyrë që ajo të mos largohet por të investojë këtu.

“Këkojmë nga Qeveria e Kosovës që t’i ofrojë mbështetje dhe gjithçka që është me ligjet e Kosovës, ata kanë ardhur këtu me ligjet që i kemi në fuqi… Ambasada amerikane e ka bërë rekomandimin te Qeveria e Kosovës që të kalojë ky projekt. Ne nuk shohim asnjë dyshim kur ambasada amerikane është këtu.. Ne duam ta shtyjmë këtë projekt para në baza ligjore, nuk duam të na ikin investitorët”, ka thënë Azemi në konferencën e sotme për medie.

“Fakti që rreth 40 milionë euro do të jepen për punëtorët e sektorit privat të Kosovës, është kapital i pastër “, ka shtuar Azemi.

Ndërkaq Azemi foli edhe për grevën e kësaj sindikate, ku tha se ajo do të mbahet kur ta shohin momentin e duhur.

“Do të jemi shumë të kujdesshëm, jemi duke e parë çka po i bën qeveria punëtorëve të arsimit e administratës , s’do t’iaa japim kënaqësinë të bëjë lojëra me punëtorët tanë, do të hyjmë në grevë kur ta shohim momentin e duhur”.

Ai tha se “financimi prej 30 milionë eurosh për sektorin privat po shihet se është një gënjeshtër”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme