Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka thënë se gjyqtari që vendosi për dërgimin në arrest shtëpiak të Dejan Pantiqit, është Mentor Bajraktari.
Ai në një postim në Facebook ka pasur edhe disa fjalë akuzuese për të.
“Dejan Pantiçi akuzohet për vepër terroriste, kurse gjyqtari Mentor Bajraktari ia zavendëson masën e paraburgimit me arrest shtëpiak. A m’tregon kush se si një gjyqtar normal arrinë me vlerësu se terroristi qenka më sigurt n’shpi se n’burg? Po me pas qenë n’Serbi i kish shqiptu masë ma t’randë se ky n’Kosovë. Nuk ka veting që ta hjek tutën, po as që ta shton dozën e patriotizmit”, ka shkuar Basha.
Po ashtu ky vendim e habiti edhe kryeministrin Kurti se si një i dyshuar për terrorizëm mund të lihet në arrest shtëpiak.
Por, kush është gjykatësi Mentor Bajraktari?
Gjyqtari Mentor Bajraktari të cilin e “godet” Dimal Basha, është zgjedhur mbrëmë nënkryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë me mandat i cili do të jetë i lidhur me mandatin e Kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Mentor Bajraktari është gjyqtar në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Gjyqtari Bajraktari ka diplomuar në vitin 2007 në Universitetin Shtetëror të Tetovës-Fakultetin Juridik në Republikën e Maqedonisë.
Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2013. Ndërsa në vitin 2015 ka përfunduar me sukses Trajnimin Fillestar, Provimin Përgatitor dhe Përfundimtar për Gjyqtar pranë Institutit Gjyqësor të Kosovës në Prishtinë. Në muajin dhjetor të vitit 2020 është caktuar gjyqtarë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pozitë të cilën ende e mban./arbresh.info/
Basha godet gjykatësin që liroi në arrest shtëpiak Pantiqin, ia publikon edhe emrin
Aksident me vdekje në Shkodër
Aksident me vdekje në Shkodër
BE: Projektligji i Qeverisë së Serbisë për përndjekjet në Ko...
Komentet e Biden rrezikojnë fushatën e Kamala Harris
Rama: Rrugicat e pazarit të Gjirokastrës së rilindur zgjohen...
Shoqata e Onkologeve të Kosovës organizon aktivitet në kuadë...