Ish ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci ka shpaluar pikëpamjet e tij lidhur me Marrëveshjen e Washingtonit nga një këndvështrim ndryshe nga ai që u përmend gjatë këtyre ditëve.
Ky është postimi i plotë pa ndërhyrje:
Per te kuptuar me mire marreveshjen e Washingtonit, dhe ate ne aspektin infrastrukturor, duhet te kemi parasysh disa elemente kyqe ne aspektin gjeopolitik.
Se pari, hekurudha moderne Durres – Tirane – Prishtine – Nish qe lidhet me Sofje dhe Varne per here te pare do ta lidhe Detin Adriatik me Detin e Zi. Kjo linje eshte paralele me linjen e gazit qe do te kaloj permes Bullgarise ne Maqedoni dhe Shqiperi, ne te cilen do te lidhet edhe Kosova permes Maqedonise.
Se dyti, kjo linje hekurudhore e lidhe Kosoven dhe Shqiperine permes infrastruktures hekurudhore me Evropen Qendrore, dhe jo vetem Serbine me Detin Adriatik.
Se treti, lidhja me hekurudhe moderne Prishtine – Shkup qe vazhdon me tutje ne Selanik, do ta lidhe edhe Detin Adriatik me Detin Egje. Te mos harrojme qe edhe sot nuk ka tren direkt Beograd – Selanik.
Se katerti, 33% i portit te Selanikut eshte dhene ne koncesion/pronesi te kompanive kineze te cilat ia kane ve synin qe ta kene 100% ne pronesi te tyre.
Ne aspektin strategjik dhe infrastrukturor, Kosova nga nje zorre qore eshte duke u shnderruar ne nje nyje dhe qender strategjike te transportit te mallerave dhe njerezve ne Ballkan, por vetem si nje aleat i sigurte i SHBA-ve dhe perendimit.
Duke shikuar se cfare do te fitoj vetem Serbia nga kjo marreveshje, nuk jemi duke pare se cfare do te fitoj Kosova.
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...