Pretendimet e kompanisë Bechtel Enka, se Kosova nuk ka përmbushur detyrimet financiare në afatin e paraparë, për punimet në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, dhe se i ka borxhe kësaj kompanie rreth 63 milionë euro, ka ngritur shqetësime dhe debate të shumta.
Por për të gjitha këto çështje ka një shpjegim Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj.
Ai për Arbresh.info, ka thënë se këtë shumë nuk do t’ia japë kompanisë Bechtel Enkas, ndërsa shton se gjatë javës Qeveria e Kosovës do të marrë një vendim.
” Jo sa përket pretendimeve të Bechtel Enkas ne jemi në procedurë nuk kemi marrë vendime, vendimet do t’i marrë qeveria e Kosovës dhe ju do të informoheni me kohë. Nuk do të jetë ajo shumë që e ka pretenduar Bechtel Enka, po ne do te jemi nëshërbim dhe do të ruajmë çdo cent të qytetarëve të Kosovës”.
Fajtor për krejt këtë Ministri Lekaj e bënë qeverisjen e kaluar dheMinistrin e asaj kohe Lutfi Zharkun.
“Dihet kush kaqenë fajtor është qeveria e kaluar Ministri Zharku dhe Kryeministri Mustafa tëcilët kanë prolonguar për tri vite dhe ne është dashur që për ketë problem të diskutojmë dhe të gjejmë një zgjidhje. Po presim qëjavën që vjen të merr një vendim Qeveria”, ka përfunduar Lekaj.
E lidhur me vonimin në procesin e ndërtimit të rrugës në Veterrnik, Ministri Lekaj thotë së edhe kjo ka ardhur pas problemeve të një pasnjëshme që i kanë pasur shkaku i mos projektimit ashtu siç duhet të kësaj rruge.
” Edhe kjo çështje ka qenëish projekt i Ministrit Zharku nuk është projektuar ashtu siç duhet dhe ne përshkak të pasojave që kanë ndodhur dhe rrëzimit të murit ne jemi detyruar dhe jemi në procedurë dhe shumë shpejt ajo të zgjidhet”.
Ndërsa për autoudhën e cila sapo ka filluar Prishtinë-Gjilan- Dheu i Bardhë, për Arbresh.info, Ministri Lekaj thotë se çdo gjë për këtë autoudhë është publike.
“Jo sa i përket kompanive janë tetë operatorë ekonomiëk janë ne web faqe zyrtare dhe të gjitha janë të qasshme për publikun dhe gazetarët”, ka thëne Ministri Pal Lekaj /V.Selimi/Arbresh.info/
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, goditi...
ATK: Të hyrat tatimore mbi 90 milionë euro më shumë këtë vit
Policia e Kosovës shpërndau dhurata për fëmijët edhe në Gjil...
Ministri Peci shpalos të arriturat e ministrisë së Bujqësisë...
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...