Presidenti i Republikës së Kosovës mund të zgjedhet edhe para se të formohet qeveria.
Duke u bazuar në situatën e vitit 2010 kur Kuvendi i Kosovës zgjodhi presidentin para kryeministrit, rrjedhimisht një situatë e ngjashme mund të përsëritet edhe në vitin 2021, shkruan arbresh.info.
Nëse vendi nuk arrin të formoj qeverinë para datës 6 prill, datë kjo kur i skadon mandati i u.d presidentes Vjosa Osmani, ekzistojnë disa versione nëse Kuvendi mund të vazhdojë me zgjedhjen e një presidenti e pastaj të qes në votim qeverinë.
Por, drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, sqaron se proceduralisht duhet që pas konstituimit të Kuvendit, duhet të procedohet me formimin e Qeverisë, pastaj për të vazhduar me procedurat e emërimit të Presidentit.
“Mbi bazën e numrave në Kuvend të VV, nuk është se kane alternative LDK dhe PDK, përveç se te marrin pjesë për të formuar kuorumin prej 80 deputetëve për të qëndruar në sallën e Kuvendit, gjithmonë në respektim të vullnetit të popullit nga zgjedhjet e 14 shkurtit”, deklaron Miftaraj për portalin arbresh.info.
Analisti politik, Arton Demhasaj, ndryshe nga Miftaraj, vlerëson se mund të procedohet fillimisht me zgjedhjen e presidentit e tani të kryeministrit, por sipas tij nuk është e domosdoshme.
“Ne kemi pas një rast tillë në vitin 2010 kur në atë kohë ka qenë ushtrues detyrë Jakup Krasniqi dhe fillimisht është zgjedh presidenti pastaj është shkuar me votimin e qeverisë. Kështu që mundet me shku me këtë logjikë të njëjtë edhe tash. Me hy ne procedura zgjedhja e presidentit, tani e kryeministrit, por nuk është e domosdoshme”, thotë Demhasaj.
Aktualisht ende nuk dihet se kur mund të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, që do t’i hapnin rrugë negociatave për koalicione të mundshme dhe formimit të institucioneve të dala nga këto zgjedhje./arbresh.info/M.Avdimetaj/
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...